KOSOVE – Ka kënduar mrekullisht në frëngjisht dhe në shqip, në gjuhën e nënës, vogëlushja e talentuar Erza Muqoli, krenaria e Francës dhe e Kosovës, e ftuar speciale në televizionin “Koha” në Kosovë. Ajo u prezantua në këtë emision si “Erza, France $ Drenica Got Talent”! Në studion e KTV-së ajo ka interpretuar “Live” këngë në frëngjisht dhe një në shqip, duke i shoqëruar vetë në piano. Në këngën shqip, ajo shpreh dashurinë për vendlindjen e prindërve të saj, Drenicën.

“Do ta dua vendlindjen e babit tim
Edhe pse linda larg
Atje diku, në mërgim…”

Më pas, kënga-himn “Xhamadani vija – vija” ka ardhur krejtësisht e re dhe prekëse, nga zëri plot drithërima i vogëlushes.

Sëbashku me Erzën, në sallë ishin edhe prindërit e saj, të cilët jetojnë sëbashku me të dhe vëllanë e saj në provincën Serraguemines të Francës.

Falë nxitjes dhe mbështetjes së tyre, Erza u rendit e treta në “France got talent” me zërin e saj të bukur. Në këtë konkurs, Erza i bëri francezët të ngriheshin në këmbë pasi këndoi “La vie en rose” të Edith Piaf dhe “Eblouie pa la nuit”.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: