BANGKOK

Tajlanda ka raportuar këtë  të  premte 15 raste të  reja me koronavirus dhe asnjë vdekje të  re nga Covid-19, duke bërë  që  numri total i viktimave nga virusi të  jetë 50 persona, kurse të  infektuarit kanë  shkuar në 2854 individë .

Në  rastet e reja të  konfirmuara me koronavirus në  Tajlandë , nëntë  kishin lidhje të  më parshme me përhapjen e Covid-19, kurse 2 janë  raste tërësisht të reja, që  nuk mendohet se kanë  ardhur nga zinxhiri i pë rhapjes së  mëhershme, raporton Reuters.

Katër raste të tjera të reja u raportuan nga krahina jugore e Yala, ku autoritetet po testojnë në mënyrë masive popullsinë për shkak të shkallës së lartë të infeksionit atje, tha Taweesin Wisanuyothin, një zëdhënëse e Qendrës së qeverisë për Administrimin e Situatave COVID-19.

Tajlanda është  një  nga shtetet, që  ka shëruar në  masë  të  infektuarit, pasi ka arritur që  të  shërojë  nga koronavirusi 2490 persona.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb