Leo Messi ndryshojë skuadër, por për fatin e mirë të “pleshtit” edhe në Paris gjeti partner sulmi fantastik. Së bashku me Neymar, mikun i tij i vjetër, te PSG gjeti edhe Kylian Mbappe, të tre kanë formuar një tredhëmbësh fantastik. Ndryshe nga Neymar, Messi është me “diplomat” teksa u pyet për partnerët e tij të sulmit:

“Unë me Neymar e njohim njëri tjetrin përmendësh, jemi argëtuar shumë kur ishim te Barcelona. Do kisha dashur të luaja më shumë ndeshje me të në Spanjë, por jeta kështu është, na bëri që të bashkoheshim në Paris.

Fatxhrcxgaoppva
Fatxhrcxgaoppva

Kylian është një futbollist ndryshe, është një bishë, është shumë i fortë në duelet një kundër një, është shumë i shpejtë. Ai është një futbollist shumë i kompletuar, këtë po e vërteton prej kohësh, sigurisht është një nga më të mirët në botë”, u shpreh Messi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: