Stefano Pioli buzëqesh për këtë sukses në shtëpinë përballë Napolit, por nuk është koha për të festuar, i vetëdijshëm që në “Maradona” e pret “ferri”:

“Po mendoj që tani për ndeshjen e kthimit, do të jetë një ndeshje e madhe. Në këtë sfidë pati disa gabime tekniku nga të dy ekipet, por kjo vjen pasi ishte një ndeshje e tensionuar dhe emocionuese për të dy ekipet, ishe një ndeshje e ekuilibruar. Jemi të lumtur që po përjetojmë momente të tilla me tifozët tanë. Milani është një klub që ka fituar shumë në Champions, për këtë arsye kemi ëndërruar gjithnjë të vijmë në nivele të tilla. Është një rezultat i mirë, por është vetëm pjesa e parë”, u shpreh Pioli për Sky.

Pavarësisht humbjes së pësuar përballë Milanit, Luciano Spalletti është i kënaqur me atë që dha ekipi i tij: “Kishim sjelljen e duhur, provuam të bënim ndeshjen tonë, madje edhe kur ishim me 10 lojtarë. I bëj komplimentet e mia Maignan për atë që bëri, ata janë një skuadër e madhe. Përgëzoj djemtë për lojën që bënë, ishin pikërisht ajo që doja, ajo që prisja. Kam rigjetur Napolin më të mirë”, u shpreh ndër të tjera Spalletti në përfundim të ndeshjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb