Inter Miami nuk ndalet. Klubi amerikan i MLS ka zyrtarizuar një tjetër afrim të bujshëm. Pasi firmosi me Messin, Inter Miami ka nënshkruar me mesfushorin e larguar nga Barcelona, Sergio Busquets.

Busquets do të qëndrojë te kjo skuadër, të paktën deri në vitin 2025. “Jam i emocionuar të mirëpres Sergio Busquets në Inter Miami. Që nga dita e parë që kemi filluar punën, ne kemi vendosur të sjellim lojtarët më të mirë në botë në Inter Miami” – tha mes të tjerash menaxheri Jorge Mas. 35-vjeçari është preferuar nga Inter Miami për shkak të eksperiencës që spanjolli ka mbi supe.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb