Tri pikët e para në grupin C të Euro 2016 vijnë nga Kombëtarja e Polonisë që ka mundur 1-0 Irlandën e Veriut.

Në stadiumin “Allianz Riviera” në Nice ishte një ndeshje ku Polonia gjatë gjithë 90-të minutëshit ka dominuar lojën duke patur topin gjithmonë në qarkullim. Pas një pjese të parë të dominuar nga Polakët, goli erdhi në fillimin e pjesës së dytë në minutën e 51-të me sulmuesin e Ajax Arek Milik i shërbyer saktësisht nga mesfushori i Fiorentinës Blaszczykowski.

Asnjë rast për gol për sulmuesin kryesor të Polakëve Robert Lewandowski. Historike është fitorja e parë e Polonise në një fazë finale në një kompeticion Europian siç është Euro 2016.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: