Presidenti francez Macron, në konfercën për mediat, fill pas shtyrjes së hapjes së negociatave për dy vendet e Ballkanit Perëndimor, ka deklaruar se shumica e vendeve anëtare të BE ishin kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë, krejt ndryshe nga rasti i Maqedonisë së Veriut që kishte më pak kundërshti.

Në videon e publikuar nga Euronews Albania, Presidenti francez thotë se për Shqipërinë kishte një shumicë kundër hapjes së negociatave.

“Dje dëgjova disa fjalë se ne pothuajse arritëm uninamitet për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kjo nuk është e vërtetë. Padyshim, aty kishte një shumicë që Maqedonisë së Veriut ti hapen negociatat, por shumica e shteteve ishin kundër Shqipërisë. Nisja e bisedimeve të anëtarësimit vetëm me një vend do të ishte një gabim i tmerrshëm për Ballkanin” tha Macron.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb