Bashkimi Evropian dëshiron të forcojë rolin global të euros, si pjesë e një përpjekjeje për të mos u ‘shtypur’ nga presidenti Donald Trump, veprimet e politikës së jashtme të të cilit janë gjithnjë e më shumë në kundërshtim me partnerin e saj transatlantik. Kështu ka deklaruar ministri i jashtëm spanjoll Josep Borrell.

Kjo është një tjetër shenjë që liderët evropianë po kërkojnë të krijojnë autonomi më të madhe përballë përpjekjeve të Trump për të riparë rendin global. Që nga fitimi i Shtëpisë së Bardhë, presidenti amerikan ka vënë në pikëpyetje rëndësinë e Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior, i cili u tërhoq nga një marrëveshje bërthamore me Iranin dhe tha, në mes të një lufte tregtare, se BE ishte një “armik” i SHBA.

“Ne duhet të gjejmë një mënyrë për të vepruar me kërcënimet amerikane,” tha Borrell në një intervistë në zyrat e tij në Madrid këtë javë. “Është një mënyrë tjetër për t’i bërë ballë sanksioneve”, tha ai, duke iu referuar vendimit të majit të Trump për të lënë marrëveshjen bërthamore të Iranit, të cilën BE e loboi atë për të ruajtur.

Vendimi i SHBA detyroi kompanitë europiane, duke përfshirë Daimler AG dhe Total SA të tërhiqen nga Irani për të shmangur sanksionet e SHBA. Ministri francez i Financave Bruno Le Maire dhe Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas kanë sugjeruar që vendet e BE të krijojnë sisteme pagesash të pavarura nga SHBA për të anashkaluar rregulloret e reja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb