KIEV-Pas natës së parë gjysmëfinale të festivalit evropian ku mori pjesë edhe Shqipëria, por nuk arriti të kualifikohej për në finale, mbrëmë është mbajtur nata e dytë gjysmëfinale e Eurovison.

Plot 18 konkurrentë u ngjitën në skenë nga gjithsej 19 sa ishin paralajmëruar, kjo pasi Rusia nuk mori pjesë, për shkak të ndalesës që i bën përfaqësueses së shtetit për të hyrë në Ukrainë.

Nga 18 shtete garuese të gjysmëfinales së dytë, këto janë ato që arritën të sigurojnë biletën për në finalen e madhe:

Bullgaria
Bjellorusia
Kroacia
Hungaria
Danimarka
Izraeli
Rumania
Norvegjia
Holanda
Austria.

Eurovision 2017 këtë vit zhvillohet në Ukrainë, ndërsa finalja mbahet këtë të shtunë, datë 13 maj. Shqipëria këtë vit u përfaqësua me këngën ‘World’ nga Linda Halimi, por pavarësisht vokalit të këngëtares dhe vlerësimeve, ajo nuk arriti të kalojë në finale.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: