Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka treguar se si kryeministri Edi Rama e kishte thirrur në zyrë dhe i kishte propozuar të ishte në krye të këtij institucioni.

Ajo theksoi për ‘Kjo Javë’ në News24′ se për të ishte një privilegj i madh.

“Kryeministri. Më thirri dhe më propozoi këtë gjë. Për mua është një privilegj i madh, si pedagoge, si mësuese. Nuk ka një privilegj më të madh se ky. Është privilegj shumë i madh. Dhe një ditë të jesh ministre e Arsimit është privilegj i lartë. Elbasani ka një traditë të trashëguar brez pas brezi në fushën e arsimit.”, tha Kushi, raporton ‘BalkanWeb’.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: