Situata në Evropën jugperëndimore vijon të mbetet shqetësuese. Imazhet tregojnë pamje dramatike ndërsa zjarret janë përhapur me shpejtësi duke djegur sipërfaqe të mëdha me bimësi.
Si pasojë e zjarreve vetëm në Spanjë, konkretisht në rajonet e Madridit dhe Avilës, flakët kanë djegur tashmë më shumë se 250,000 hektarë tokë.
Ndërsa në Francë, dëmet janë shkaktuar në rajonin e madh të Bordeaux, ku zona e djegur po i afrohet 400,000 akrave .
Të përballur me rrezikun ekstrem, autoritetet franceze dhe spanjolle vazhduan me evakuime paraprake të vendbanimeve, duke larguar me nxitim afërsisht 270,000 njerëz nga shtëpitë e tyre.
Për shkak të situatës ekstreme dhe shterimit të burimeve lokale, Parisi dhe Madridi paraqitën zyrtarisht një kërkesë për të aktivizuar mekanizmat evropianë të ndihmës emergjente me qëllim forcimin e forcave tokësore dhe ajrore të shuarjes së zjarreve.
Ndërsa një incident i rëndë u regjistrua i në zonën Cap-Ferret, pranë Bordeaux, me të cilat përballen ekipet e ndihmës në vijat e para të fronteve të zjarrit.
Gazetarja e cila po mbulonte zhvillimin dhe raportimin e dëmeve shkatërruese që preku rajonin e Girondës kur flakët arritën në një pikë ku ndodhej një bombol gazi, u gjet përballë një shpërthimi që krijoi një zhurmë shurdhuese.
Vala goditëse tronditi ekipin, me kamerën që regjistroi kornizë pas kuadri momentin e shpërthimit përpara se sinjali të ndërpritej me nxitim për sigurinë e gazetarëve.
