Mesfushori i Chelsea Cesk Fabregas vendosi të marrë pushimet në prag të kampionatit evropian të futbollit, që do të nisë në 10 qershor në Francë.
Së bashku me të fejuarën e tij Daniela, si dhe dy vajzat e tyre Lia dhe Capri ai është fotografuar në Miami për të shijuar këto ditë relaksi përpara se të vihet nën urdhrat e trajnerit Del Boske.
Cesc Fabregas dhe Daniela janë bashkë që 2013 kur bukuroshja me origjinë libaneze u divorcua nga bashkëshorti i saj Eli Taktuk.
Në vitin 2014 Daniela solli në jetë vajzën e tyre të parë Lia, ndërsa në korrik të 2015 Fabregas u ba babai i vajzës tjetër, Capri.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: