Nuk keni për të pasur nevojë për një kamera 360 gradëshe që të publikoni një foto 360 gradëshe në Facebook. Ky ishte premtimi i Facebook ditën e Enjte kur laçoi një format të ri për ngarkimin e pamjeve panoramike realizuar nga një kamër 360 gradëshe apo aplikacion fotografik.

Facebook do të konvertojë automatikisht fotot e rafshëta në imazhe interaktive që do të mund ti shikoni në ekran të plotë thjeshtë duke zhvendosur telefonin tuaj inteligjent. Nga aplikacionet mobile orientimin për zhvendosjen e fotos 360 gradëshe do e merrni nga një ikonë në formë kompasi që shfaqe në të djathtë të fotos.

Ndërsa në ueb mjafton të klikoni dhe të tërhiqni foton për të eksploruar edhe ato imazhe që nuk shfaqen në pamje të parë. Gjithashtu foto mund të shikoni edhe në një paisje të realitetit virtual si Oculus Rift apo Samsung Gear VR.

Panoramat e realizuara nga një telefon iOS apo Samsung galaxy do të konvertohen në fotmatin e ri. Foto 360 gradëshe mbërritën për herë të parë në rrjetin social në Shtator të 2015-tës me mbështetjen e GoPro, Lucasfilm dhe National Geographics.

Madje Facebook arriti të ndërtonte harduerin e saj personal, Surround 360, e cila debutoi gjatë konferencës së zhvilluesve në muajin Prill. Foto 360 gradëshe në rrjetin social më popullor në planet është një tjetër përpjekje drejt demokratizimit të përmbajtjeve të 360 gradëshë dhe realitetit virtual.

(d.d/Pcw/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: