Facebook është rrjeti kryesor ku njerëzit në të gjithë botën informohen për lajmet më të fundit. ‘Facebook’ është kthyer gjithashtu në një burim të rëndësishëm të trafikut në internet për sajtet që publikojnë lajme. Tani gjiganti i mediave sociale do t’i shfaqë lajmet direkt në platformën e Facebook-ut, ku përdoruesit do të kenë mundësi t’i lexojnë dhe shikojnë ato.

Kompania prezantoi platformën “Instant Articles”, e cila do t’iu japë mundësi gazetave prestigjioze që të shfaqin artikujt e tyre të plotë në furnizuesin e lajmeve të Facebook-ut, për ta bërë për të lehtë për njerëzit që t’i lexojnë këto lajme nëpërmjet pajisjeve mobile.

National Geographic, New York Times, Buzzfeed, Guardian dhe BBC janë disa nga redaksitë e lajmeve që do të testojnë platformën më të re të Facebook-ut, që do të thotë se artikujt e tyre do të mirëpriten tek serverët e Facebook-ut. Nëpërmjet kësaj platforme të re, njerëzit do të kenë mundësi të lexojnë të gjithë artikullin nga rrjeti social, pa pasur nevojë që të klikojnë tek sajti. Në këmbim, redaksitë e lajmeve do të marrin një pjesë të mirë të të ardhurave nga reklamat.

“Mendojmë që gjëja më e rëndësishme këtu është shpejtësia,” deklaroi shefi zyrtar i produktit, Chris Cox. “Mësimi më i qartë që vazhdojmë të nxjerrim është se në pajisjet mobile gjëja më e rëndësishme është shpejtësia”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: