“Rinovimi në horizont ndërmjet PSG dhe Mbappe”. Ky lajm i bërë publik nga ‘Le Parisien’ bëri xhiron në rrjet mbrëmjen e djeshme, me të përditshmen franceze që zbuloi edhe detaje të tjera, ku sipas tyre: Mbappe kishte pranuar ofertën për të rinovuar kontratën e tij edhe për dy vite, 100 milionë euro do të shkonin menjëherë në formë bonusi në xhepat e sulmuesit francez ndërsa do të përfitonte edhe 50 milionë euro neto në vit.

Le Parisen
Le Parisen

Ky lajm detyrojë nënën e Mbappe, njëkohësisht edhe agjentja e tij, të përgënjeshtronte këtë lajm të ‘Le Parisien’: “Është komplet fals lajmi se Kylian ka rinovuar me PSG”, u shpreh Fayza Lamary në një prononcim për Marca, më pas nëna e Mbappe bëri dhe një tweet: Nuk ka asnjë akord në princip ndërmjet PSG, apo çdo klubi tjetër, me Mbappe. Diskutimet mbi të ardhmen e Mbappe vijojnë në një klimë pozitive, në respekt të gjithë palëve”, shkroi nëna e tij.

Fayza Malari Mbappe
Fayza Malari Mbappe

Në këtë diskutim të gjerë është përfshirë edhe ‘The Telegraph’ që shkruan se në Doha, gjatë takimit që pati nëna e tij me presidentin e PSG sinjalet ishin shumë pozitive për të shkruar drejt një rinovimi të kontratës, por gjithçka mbetet për tu përcaktuar.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb