TIRANE

Fakulteti i Ekonomisë në Universitetin e Tiranës ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Kastrati Group. Bashkëpunimi do të ofrojë një sërë mundësish për studentët e Fakultetit Ekonomik, duke filluar nga praktikat mësimore në mjediset e punës në Kastrati Group.
Dekani i Fakultetit të Ekonomise në UT, Dhori Kule e cilësoi marrëveshjen si mundësi për një bashkëpunim dhe të frytshëm në shërbim të studentëve.
“Sot jemi mbledhur për të formalizuar marrëveshje mes universitetit dhe Kastrati Group. Fakulteti e nënshkruan këtë marrëveshje në shërbim të studentëve. Do të kenë mundësi që në kompanitë e Kastrati të realizojnë intershipe, të punësohen kur ka hapësire. Kam bindjen që kjo marrëveshje do të jetë bashkëpunim i suksesshëm dhe i frytshëm. Kastrati Group është një ndër grupet më të rëndësishme në vend, i specializuar në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, duke përfshirë infrastrukturën, energjinë, ndërtimin, shitjen, si dhe shërbimet financiare dhe sigurimet. Kjo marrëveshje me fakultetin Ekonomik është një mundësi dhe derë e hapur për studentët, të cilët do të kenë mundësinë të marrin eksperiencën apo edhe të punësohen në kompanitë e Kastrati Group”- tha Dhori Kule.

Drejtoresha e Marketingut dhe Marrëdhenieve me Publikun në Kastrati Group, Ornela Bego tha se ky bashkëpunim do të ofrojë një sërë mundësish për studentët e Fakultetit Ekonomik.

“Kjo përvojë e drejtpërdrejtë në fushën e biznesit do të sjellë njohuri të çmuara dhe eksperienca praktike për studentët. Ky bashkëpunim ofron një sërë mundësish për studentët e Fakultetit Ekonomik, duke filluar nga praktikat mësimore në mjediset e vërteta të punës në Kastrati Group, pjesëmarrjen në studime tregu që do të zgjerojnë horizontet e tyre akademike dhe profesionale, deri te bursat për studentët e shquar’-tha drejtoresha e Marketingut në “Kastrati Group”, Ornela Begu

Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje bashkëpunimi shënon një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të lidhjeve mes botës së biznesit dhe arsimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: