SHBA do të bëjë “çdo gjë që do nevojitet” për të mbështetur bankat pasi një varg dështimesh ngritën frikën për stabilitetin financiar në tregje, deklaroi Presidenti Joe Biden.

Komentet e tij erdhën pasi SHBA garantoi të gjitha depozitat në Silicon Valley Bank dhe Signature Bank, të cilat shpallën falimentimin javën e kaluar.

Shtetet e Bashkuara po përpiqen të ndalojnë njerëzit të marrin fonde nga bankat pasi Silicon Valley Bank pësoi humbje pas tërheqjeve masive të depozitave pas lajmeve për të. “Amerikanët duhet të jenë të sigurt se sistemi ynë bankar është i sigurt, tha Biden.

Njerëzit dhe bizneset që kanë para të depozituara në SVB do të jenë në gjendje të përdorin të gjitha paratë e tyre nga e hëna, siguroi ai.

“Më lejoni gjithashtu t’ju siguroj se nuk do të ndalemi në këtë. Ne do të bëjmë gjithçka që nevojitet,” deklaroi Biden ndër të tjera.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: