Një 16- vjeçar nga Shkupi është identifikuar dhe shoqëruar në polici, pasi prej tre vitesh ishte denoncuar nga familja si i zhdukur.

Sipas mediave vendase, ai është pikasur nga policia në Gostivar, teksa i pashqetësuar drejtonte një automjet tip “Opel”.

Kjo makinë rezultonte në pronësi të një personi tjetër, ndërsa i riu e kishte në përdorim. Ndërkohë kanë nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen e plotë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb