Pamjet që shihni vijnë nga spitali Infektiv, atje ku prej një viti kurohen të sëmurët me koronavirus. Kjo është situata e përditshme para këtij spitali, ku njerëzit qëndrojnë në radhë në diell, në shi, ne të ftohte për t’i futur familjarit të shtruar me covid një veshje, një bidon ujë, një ushqim ose karikuesin e telefonit.

Gazetari Erjon Skëndaj raporton për ‘BalkanWeb’ se radhët krijohen pasi spitali ka vendosur vetëm një orë paradite e një orë pasdite çka çon në grumbullime me më shumë se 50 persona para Infektivit, duke u bërë edhe vetë ata vatër e COVID-19.

Ndërkohë, familjarët shprehen për gazetarin Skëndaj se askush nuk iu jep informacione ankohen se nuk kanë asnjë informacion për familjarët e shtruar.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: