Xhensila Myrtezaj është emër shumë i dashur për publikun, e cila ka shumë projekte muzikore në repertorin e saj.

Natyrisht që në këtë pikë ku është tani, ajo arriti falë fansave të saj, ndaj shprehet mirënjohëse për përkrahjen e tyre.
Së fundi, këngëtarja ka treguar një surprizë të këndshme që mori nga ata, teksa kishin shkruar një lutje për të, Besin dhe Ajkën në kishën e Shna Ndout në Laç.

  • foto galeri

“Për Xhensilen, Besin dhe Ajkën. Zoti i ndihmoftë në çdo hap të jetës së tyre. Qofshin familja më e lumtur në botë”, ishte lutja për familjen e Xhensilës.
E emocionuar nga kjo befasi, Xhensila shkruan: “Më përlotët, jeni bekim për mua. Faleminderit, ju dua fort”, shkruan këngëtarja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb