Në Angli dhe Spanjë nuk flitet gjë tjetër këtë periudhë, diskutohet vetëm rreth një ideje të çmendur që sheh bashkë në një ekip, Messi-Guardiola-Ronaldo. Në ishullin britanik bëri bujë lajmi i publikuar nga “The Sun”, sipas së cilës, presidenti Agnelli nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për të bashkëpunuar me Guardiolën. E përditshmja britanike shtoi se ky mund të jetë sezonin e fundit i Guardiolës në ishull dhe Italia, më saktë Juventus, shihen si destinacioni ideal.

The Sun
The Sun

Ky lajm ka gjetur jehonë edhe në Spanjë, ku mediat lokale shtojnë se Guardiola mund të marrë me vete në këtë eksperiencë italiane edhe Leo Messin. Në fakt ky trinom gjen më shumë përhapje duke bashkuar tre situata të ndryshe. Stoli i Sarrit tek Juventus nuk është i sigurt pas përfundimit të këtij sezoni, Guardiola nuk dëshiron të qëndroj më gjatë tek Man.City ndërsa Messi nuk është aspak i lumtur në Barcelonë pas përplasjeve të fundit me Abidal dhe nuk do të ishte kundër një bashkimi me trajnerin që aq shumë admiron.

Corriere
Corriere

Mediat Spanjolle dhe ato britanike shkojnë edhe më tej duke theksuar se Pep do të marrë me vetë në Torino edhe Sane, objektivi kryesor i Bayen Munich. Ky skenar më shumë se sa i bujshëm është në kufijtë e absurdit por ka bërë që tifozët e “Zonjës së Vjetër” të ëndërrojnë për një të ardhme të lavdishme ku me Messin, Guardiolën dhe Ronaldon do të kërkojnë të pushtoj botën.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb