Jo të gjithë lenë kokën pas Kim Kardashian. Ndonëse është ndër femrat më të famshme në botë, një portal hebre ultra -ortodoks në Izrael, Kikar HaShabbat, në mënyrë të dukshme e ka hequr Kim nga një foto e shkrepur në Jeruzalem, gjatë kësaj jave.

Sipas ET Online, Kim po darkonte në një restorant së bashku me bashkëshortin Kanye West dhe kryebashkiakun e Jeruzalemit. Por në foton e postuar në portalin hebre, Kim është mbuluar me anë të një fature, ndërsa në shkrim ajo përmendet si “gruaja e West” dhe jo në emër.

“Kim Kardashian është simbol i pornografisë”, shpjegoi botuesi i website –it informativ për AP, ndërsa tha se e gjithë fama e saj shpreh kulturën pornografike perëndimore dhe se kjo është diçka tepër e shëmtuar, që faqja që ai drejton, dëshiron ta mbajë sa më larg lexuesit.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: