Futbollisti i njohur Bledi Shkëmbi ishte i ftuari i parë në “Dola te Ola” këtë të diel, ndaj Endri dhe Stefi Prifti zgjodhën që në hyrje të programit të këndonin këngën “Himni zyrtar i Skënderbeut”. 

Bledi Shkëmbi rrugëtoi nëpër kujtime duke kujtuar fillimet e veta dhe vështirësitë me të cilat është përballur gjatë karrierës së tij. Bledi zbuloi se prindërit e tij duke parë dashurinë e madhe që ai kishte për futbollin vendosën që ta regjistronin në një klasë sportive.
Gjatë bisedës mes emocioneve futbollisti kujtoi edhe momentet e arta në karrierën e tij. “Për fatin tim të mirë isha për disa vite pjesë e ekipit të Kombëtares. Momente që çdo futbollist i ëndërron”, tha ai.   

Bledi Shkëmbi ka arritur të fitojë 6 tituj kampionë resht me skuadrën e qytetit të tij Skënderbeun. Gjatë programit ai ndau emocionet e pakrahasueshme të atyre momenteve, teksa rrëfeu edhe arsyen e vendimit të tij për të mbyllur karrierën, “Kur shkëputesh është momenti më i vështirë. Vendosa vetë të largohem duke qenë shumë i
vendosur. Arrita të fitoja 6 tituj në qytetin tim dhe doja ta mbyllja në këtë mënyrë. Të mbahesha mend si fitues. Sa më shumë kalon koha bindem që kam bërë mirë”. 

Bledi Shkëmbi foli në program edhe për familjen e bukur që ka krijuar, për të cilën ai e cilësoi veten me fat.   

“Janë princeshat e mia. Më kanë ndryshuar jetën dhe mendimet. Falënderoj Zotin që më ka dhënë një familje të mirë”, tha ai për dy vajzat e tij, ndërkohë për bashkëshorten tregoi se ka qenë një ndihmë dhe një mbështetje shumë e madhe për të. 
Futbollisti mori nga dy vajzat e tij një videomesazh shumë të veçantë në “Dola te Ola” nga i cili padyshim u emocionua.  

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: