TIRANË

Në konferncën e përbashkët për mediat, me drejtorin e Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elizabeta Imeraj u shpreh se veprimtaria e paligjshme e goditur në bazë të operacionit policor i ardhur si rezultat i veprimtarisë hetimore prej disa muajsh. Ndërsa e konsideroi si të suksesshëm operacionin, Imeraj tha se  se operacioni është në vijim dhe priten rezultate të tjera.

“Veprimtaria e paligjshme e goditur në bazë të operacionit policor i ardhur si rezultat i veprimtarisë hetimore prej disa muajsh, e udhëhequr nga prokurorët e cështjes së prokurorisë Tiranë, u përmbyll në mënyrë të suksesshme. Falënderoj impenjimin e punonjësve të policisë së shtetit, në kuadër të një procedimi të nisur në korrik të vitit 2019 si rezultat i metodave speciale të hetimit, u bë i mundur evidentimi, identifikimi, lokalizimi e më tutje përmbyllja në një operacion policor, të suksesshëm me arrestimet e ditës së kaluar.

Operacioni është në vijim, mbetemi në pritje të rezultateve të tjera për të evidentuar edhe bashkëpunimin e plotë të Prokurorisë me Policinë e Shtetit, ndodhemi në këtë konferencë të përbashkët duke përcjellë mesazhin që Prokuroria, në bashkëpunim me policinë e Shtetit kryen veprimet e nevojshme, për goditjen e veprimtarive kriminale si kjo e sotmja. Do të adresoj një faleminderim të posacëm për drejtorinë vendore të policisë Tiranë.”- u shpreh Imeraj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb