NGA FATMIRA NIKOLLI

Fatos Kongoli është i shtruar në spital. Shkrimtari i njohur u është nënshtruar dy ndërhyrjeve kirurgjikale javët e fundit dhe gjendja e tij është e qëndrueshme, por e vështirë.

Pasi Fatmir Toçi bëri publike gjendjen shëndetësore të autorit të disa romaneve, “GSH” mësoi se së pari në spitalin ku ai është i shtruar në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, banka e gjakut ka nevojë për gjak. Dhurimi mund të bëhet në emrin dhe për llogari të Kongolit, në mënyrë që kur shkrimtari ta ketë të nevojshme, spitali të ketë gjak për të.

I kontaktuar nga “Gazeta Shqiptare“, vetë Kongoli foli me vështirësi për gjendjen e tij. “Gjendja ime pas operacionit të parë ishte e shkëlqyer. Ka qenë një operacion i shkëlqyer nga ana e mjekëve. Pastaj pati disa probleme të tjera dhe u desh një ndërhyrje e dytë, delikate, dhe pas kësaj gjendja nuk është më e njëjta”.

Shkrimtari i rrëfeu “Gazetës Shqiptare” se “sipas mjekëve, e sigurisht ata kanë të drejtë dhe bënë një punë të shkëlqyer, unë kam pjesën time të përgjegjësisë në këtë problem, sepse nuk po tregoj shumë bashkëpunim në këtë fazë postoperatore, që është një fazë shumë e rëndësishme dhe shumë e dhimbshme”. Mes një zëri të hollë, që ndërpritej shpesh, Kongoli po tregohej një libër i hapur, në një prej çasteve më të vështira për të.
Autori i 15 veprave letrare, ndër zërat më të suksesshëm në letërsinë e pas 1990-ës, rrëfeu se “unë duhet të pranoj se nuk e kam forcën e duhur për të përballuar operacionet që kërkohen për rehabilitim. Megjithatë, unë po bëj çmos”.

I sinqertë si përherë, i thjeshtë siç e njohin të gjithë, Kongoli nuk ngurroi të pranonte rutinën e vështirë të këtyre ditëve. “Kam përdorur ushqimin e spitalit, prej disa ditësh, me qëllim që të gjithë parametrat të përmirësohen, siç më janë kërkuar nga ekipi i mjekëve. Ata janë shumë optimistë, sepse gjithë të dhënat e organizmit tim janë shumë pozitivë. Sipas doktorëve, duhet vetëm pak kujdes që unë të kapërcej këtë gjendje”.

Shkrimtari është kaq i ndrojtur. Kushdo që e njeh, qoftë edhe në e pastë takuar pak herë, e ka vënë re, natyrën e tij modeste, tipin krejt të tërhequr të Kongolit, thjeshtësinë që e karakterizon, e pothuaj turpin që ka ai për të folur në publik a më keq ende, për të shtrirë dorën.

Shkrimin e plotë e lexoni në GSh.al:

http://www.gsh.al/2018/03/01/ekskluzivefatos-kongoli-ne-spital-shkrimtari-nuk-kam-force-ta-perballoj-kam-nevoje-per-ndihmen-e-shtetit/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: