SHBA – Kryetari i Kuvendit të Nju Jorkut, 70-vjeçari Sheldon Silver, është arrestuar sot me akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të pozitës së tij. Lajmi bëhet i ditur nga shumë prej mediave ndërkombëtare.

Si një nga njerëzit më të fuqishëm në Albany, ai dyshohet se ka përfituar milionë dollarë ryshfete dhe të tjera përfitime, të maskuara sit ë ardhura të ligjshme.

Silver u arrestua rreth orës 8:00 në zyrën e FBI-së në Nju Jork. Këtë e konfirmoi zëdhënësi i FBI-së, Peter Donald, i cili tha se Silver përballet me pesë akuza për korrupsion.

(ar.sh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb