Melek Kasami kështu quhet foshnja e parë e lindur në Tetovë në Vitin 2020 informon Tetova sot. Me këtë rast kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi e ka vizituar atë në Repartin e Lindjeve pranë Spitalit të Tetovës.

Arifi me këtë rast është shprehur se Komuna e Tetovës edhe këtë vit ndau mjete në vlerë prej 40.000 denarë 9rreth 650 euro) për prindërit e fëmijës kurse një Kompani dhuroi një krevat dhe karrocë për fëmijë.

Kryetarja Arifi i ka uruar prindërit dhe Melekut i ka dëshiruar jetë të gjatë, të lumtur dhe përplot dashuri. Vajza e lindur ka një shëndet të plotë me peshë prej 3 kilogram dhe gjatësi 5O cm.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: