Franca pa lindjen e vetëm 678 000 foshnjave në vitin 2023, ose 6,6% më pak se një vit më parë, që korrespondon me numrin më të ulët të lindjeve në një vit që nga viti 1946, sipas shifrave të publikuara të martën nga instituti kombëtar i statistikave.

Vendi kishte më shumë se 68,4 milionë banorë më 1 janar 2024, një rritje e mëtejshme prej 0,3% gjatë një viti.

Me 631 000 vdekje – më pak se 6,5% krahasuar me 2022, vit i shënuar nga pandemia Covid-19 dhe episode të nxehtësisë së lartë – bilanci natyror i popullsisë mbeti pak pozitiv (vetëm + 47 000 persona).

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: