TIRANË – Ish-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, ka mbushur 60 vjeç dhe dhurata që dy fëmijët e tij kanë menduar t’i bëjnë ka qënë një tatuazh me emrin e tij në kyçet e duarve. Këtë zgjedhje e ka publikuar në rrjetet sociale, djali i ish-kreut të Bankës, Erik Fullani, me shënimin: “Unë dhe Fiona, dhuratë zemrës sonë, për 60-vjetor” duke shtuar dhe emrin përkëdhelës për të atin.

Dhurata tingëllon si akt krenarie dhe dashurie për babanë e tyre, i cili kaloi muaj të vështirë që nga korriku i 2014-ës, kur u zbulua vjedhja e 7 milionë USD në Bankën e Shqipërisë, pasuar nga shkarkimi dhe arrestimi i vetë guvernatorit.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb