KUKËS

Një autobus i linjës Shqipëri-Itali është sulmuar nga një grup fëmijësh në qytetin e Kukësit.

Nga të dhënat e para thuhet se fëmijët e lagjes sipër autostradës kanë qëlluar me gur drejt autobusit duke i shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht kjo situatë ka kaluar pa dëmtime në njerëz.

Ngjarja ka ndodhu rreth orës 16:00 të ditës së sotme, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: