MINESSOTA- Kur kushtet atmosferike fillojnë të nxehen, sipërfaqja e akullit që është formuar në ujë gjatë dimrit fillojnë të thyhen, dhe lëvizja e ujit nëpër të do të bëjë që copat e saj të rrëshqasin, duke shkaktuar pamje interesante si në videon më poshtë që është bërë në Liqenin Superior të bregdetit në Minnesota.

Më 13 shkurt Dawn M. LaPointe anëtare i galerisë Radiant Spirit ka incizuar momentet të thyerjes së akullit, i cili ishte në një trashësi nga 0.6-7.6 centimetra, raporton National Geographic, transmeton Koha.net.

Akulli i hollë krijonte një tingull si thyerja e xhamit, gjë të cilën mund ta dëgjoni në video.

“Shkëlqimi që krijohej në disa segmente ishin nga prarimi i diellit, lulet e acarit që ka formuar në krye të akullit të ri gjatë natës, ishte qershia mbi tortë”, ka thënë ajo.

Përkundër që duket se pamjet janë të shpejtuara në video, ato janë marr në vendin e ngjarjes me shpejtësi natyrale, duke treguar kështu se sa shpejtë mund të lëvizë akulli.

Sipas Lisa Borre, hulumtuese në Institutin Cary për studimet e ekosistemit, kjo video na përkujton bukurinë dhe shpeshherë dinamikën e akullit në liqen.

http://assets.nationalgeographic.com/modules-video/assets/ngsEmbeddedVideo.html?guid=00000152-fb54-d70a-a5fa-fbf676bc0000

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: