Recetë nga znj Katerina
Përbërësit

600-800 gr mish gici
2-3 speca të kuqe
2-3 speca jeshile
1 kokërr qepë
2-3 thelpinj hudhër
1 teke raki
2-3 lgj vaj ulliri
300 gr domate
Kripë, piper i zi, piper i kuq djegës

Për servirje: majdanoz/borzilok

Mishin e gicit e presim në kubikë të vegjël dhe e kaurdisim në tigan me pak vaj sa të marrë ngjyrë. Më pas e shuajmë me pak raki dhe sapo të avullojë alkooli e largojmë mishin nga tigani dhe e vendosim në një pjatancë mbuluar me kapak.

Në tigan shtojmë qepën dhe hudhrat dhe i lemë të kaurdisen për pak minuta, më pas shtojmë specat të prera në rrathë të vegjël dhe domatet të prera në kubikë. I kaurdisim derisa të zbuten, rregullojmë shijen me kripë, piper te zi dhe piper djegës dhe në fund shtojmë dhe mishin e kaurdisiur. E lemë në zjarr dhe për 1-2 minuta dhe e servirim menjëherë të ngrohtë spërkatur me pak majdanoz ose borzilok.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb