Në qindra lokale të Tiranës, ekranet e televizioneve qëndrojnë të hapura te News24 dhe qytetarët ndjekin zhvillimet e protestës që po mbahet para Kryeministrisë. Fotot që na dërgojnë shikuesit tregojnë interesin e madh për një lëvizje qytetare që ka nisur pas ngjarjeve të dhunshme në Zvërnec dhe që po merr përmasa çdo ditë e më të mëdha e po merr gjithnjë e më shumë mbështetje.

Që nga dita e parë e protestës të dielën e kaluar, News24 ka qenë në terren duke e transmetuar drejtpërdrejt, duke sjellë për publikun zërat e protestuesve dhe dinamikën e një proteste që po zgjerohet nga dita në ditë.

Mes kërkesave të artikuluara nga protestuesit janë dorëheqja e kryeministrit Edi Rama me akuzat për mungesë transparence, korrupsion dhe arrogancë në qeverisje. Një vit më parë, News24 u përball me sulme dhe presione shtetërore pikërisht për shkak të raportimit të tij kritik dhe të pavarur. Sot, një vit më pas, televizioni vazhdon të mbetet pika kryesore e referimit për mijëra qytetarë që kërkojnë informacion në kohë reale dhe pasqyrim të plotë të ngjarjeve.

Pamjet nga lokalet e kryeqytetit, ku ekranet janë të fokusuar te transmetimi i News24, janë një dëshmi e lidhjes së fortë që ky televizion ka ndërtuar me publikun ndër vite.

Interesi për ndjekjen e protestës nuk është kufizuar vetëm te ekranet televizive. Transmetimet live të News24 po ndiqen gjerësisht edhe në YouTube dhe në rrjetet sociale, ku mijëra qytetarë brenda dhe jashtë Shqipërisë po informohen në kohë reale për zhvillimet. Shqiptarët në diasporë, nga Europa deri në Shtetet e Bashkuara, ndjekin me vëmendje raportimet, komentojnë dhe shpërndajnë përmbajtjet, duke e kthyer protestën dhe mbulimin e saj mediatik në një nga temat më të ndjekura të ditëve të fundit. Besimi i shikuesve dhe mbështetja e tyre e vazhdueshme mbeten forca më e madhe e News24, televizionit dhe gazetarëve të tij që vazhdojnë të qëndrojnë pranë qytetarëve dhe pranë të vërtetës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: