Legjenda e Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka treguar preferencën e tij për stolin e United.  Ferguson e shikon Mauricio Pochettinon si zëvendësin ideal të Mourinhos në stolin e ‘Djajve të Kuq’.

E përditshmja britanike The sun raporton se ky ndryshim pritet të ndodhë nga sezoni i ardhshëm kur United pritet të kthehet fuqishëm në kompeticionet kombëtare dhe ndërkombëtare.

United pritet të largojë portugezin në përfundim të sezonit, sidomos nëse nuk arrin objektivin që është renditja në top katër skuadrat  e para.  The Sun beson se United ka tentuar edhe  herë të tjera që  të marrë Pochettinon dhe është gati të nënshkruajë  me të.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: