Martesa dhe ardhja në jetë e vajzës, plotësimi i një mozaiku që formon familjen e reperit Fero.

Ai së bashku me bashkëshorten e tij, Arbenita Ismajli, janë bërë prindër për herë të aprë. Modelja ka sjellë në jetë një vajzë dhe e kanë pagëzuar me emrin e veçantë Nina.

Fero e ka publikuar në rrjete sociale një foto ku shfaqet së bashku me Arbenitën dhe vogëlushen e tyre.
“24.04.2021. Faleminderit Allah! Princeshë Nina. Kënga më e mirë që kam bërë”, ka shkruar reperi krahas fotos së publikuar,

Gjithashtu Fero ka publikuar foton e dorës së vajzës, ku janë shënuar të gjitha të dhënat e lindjes., nga ku shihet që e vogla ka lindur në orën 1:31 pas mesnate.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: