TIRANE

Reperi i njohur shqiptar, Fero, rreth një javë më parë u bë baba për herë të parë. Ai dhe bashkëshortja e tij, Arbenita Ismajli, u bënë prindër të një vajze që e pagëzuan me emrin Nina.

Feronit Shabani (emri i vërtetë) duket se po shijon shumë periudhën e atësisë mjaft dhe vazhdimisht poston momente me vogelushen e tij në rrjete sociale.

Artisti shqiptar ka publikuar një fotografi përkrah të bijës, të cilës ka vendosur që të mos ia zbulojë fytyrën akoma. Reagimet dhe urimet në pjesën për komente nuk munguan as nga miqtë e ndjekësit që mban në Instagram.

Kujtojmë që Fero dhe Arbenita kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë në fillim të këtij viti. Çifti vazhdon të qëndrojë mes Kosovës e Gjermanisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: