E ftuar në emisionin “Alert” në News24, Pamela Radovani, përgjegjëse e Sektorit të Koordinimit ndërinstitucional në AKU ka folur për monitorimin e njësive tregtare nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit për periudhën e festave.

“Gjatë kësaj periudhe kemi një shtim të inspektimeve të AKU për rritjen e sigurisë ushqimore. Kemi një monitorim më të madh dhe kontrolle në njësitë e tregtimit. Përsa i përket tregjeve të hapura, që shesin produkte të pakontrolluara dhe subjekteve të palicensuara, po bashkëpunojmë me pushtetin vendor për identifikimin e tyre dhe marrjen e masave. AKU kryen inspektime në të gjithë vitin mbi bazën e një plani vjetor”-tha Radovani.

Radovani tha se janë rritur me 20% inspektimet në biznese ushqimore dhe se një fokus të veçantë ka plani mbi bazë risku për produkte si mishi e nënproduktet e tij dhe qumështi, pra produkte tradicionale për festa.

“Në sezonin turistik dhe Vitin e Ri, kemi rritje të numrit të kontrolleve në bizneset ushqimore. Situata është nën monitorim gjatëe gjithë kohës, por edhe konsumatori duhet të jetë i kujdesshëm kur blen. Janë marrë mostra per mish e nënproduktet e tij. Në rastet kur janë konstatuar shkelje në subjekte, AKU ka ndërmarrë masa me gjobë ndaj tyre. Në Shkodër, janë bllokuar lëngje frutash të skaduara në një magazinë”-tha Radovani.

Përsa i përket denoncimeve, Radovani tha se i shqyrton Drejtoria e Vlerësimit të Riskut, ndërsa për rastin e tërmetit të 26 nëntorit, ajo u shpreh se janë marrë masa për të mos patur abuzime.
“Përsa i përket denonecimeve, konsumatorët mund të na kontaktojnë në dy forma. Është Drejtoria e Vlerësimit të Riskut i cila i merr në shqyrtim. AKU ka patur vlerësime në sistemet europiane, mbi përgjigjen ndaj denoncimeve të adresuara. Në rastin e tërmetit, morëm masa për të mos patur abuzime me ushqime të skaduara, edhe kushtet e ruajtjes së ushqimeve janë me rëndësi. Drejtoria e Pergjithshme u vu në lëvizje me Drejtorinë Rrajonale të Durrësit”-tha Radovani.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: