MONACO-Alberto II i Monacos dhe bashkëshortja, princesha Charlene, puthen gjatë festimeve për dhjetë vjetorin e mbretërimit të princit. Alberto i II është princi i Monacos që prej 6 prillit 2005.

Më parë ai mbante titullin e Princit trashëgimtar të Monacos dhe Markezi i Baux. Fëmija i dytë dhe djali i vetëm i Ranierit III dhe Grace Kelly së Monacos, është vëllai i Carolinës dhe Stefanisë së Monacos.

Teksa mbante një fjalim përpara turmës së mbledhur në shesh, princesha Charlene ka ekzaltuar të gjithë të pranishmit dhe në mënyrë të veçantë Princin Alberto, që është përlotur teksa i ka thënë: ‘Je princi i zemrës sime’. (da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: