Partizani U-19 do të luajë në kualifikueset e “UEFA Youth League” në edicionin e ardhshëm. “Demat” e drejtuar nga trajneri Fatjon Muhameti fituan sot titullin kampion, pasi mposhtën 4 me 1 Skënderbeun U-19 në shtëpi. Fillimisht Abdu Sarjo, më pas dopieta e kapitenit Erald Rrenga dhe goli i Neid Banushit vulosën fatet e takimit. Goli i Flavio Shkëmbit te Skënderbeu U-19 pati vlerë vetëm për statistika.
Partizani U-19 e mbylli sezonin me 4 pikë më shumë se Laçi U-19. Të kuqtë e kërkuan me ngulm fitimin e këtij edicioni, për të marrë pjesë pikërisht në turet e Europës për të rinj.
