Rrëfimi i sulmuesit më të ri në “Premier League” i cili po kalon një formë të jashtëzakonshme në vetëm pak kohë, Gabriel jesus, nuk ka kaluar pa u vënë re nga Mario Balotelli.

Mediat angleze ishin kurioze për mënyrën e festimin të 19-të vjeçarit pas realizimit të golave dhe u interesuan për këtë çështje. Sulmuesi i City-t befasoi disi me përgjigjjen e tij duke u shprehur: “Mënyra ime e festimit të golave i dedikohet ish-të dashurës sime, e cila nuk iu përgjigj telefonatave të mia kur unë luaja me Palmerias, ndërsa kur u transferova te Manchester City më dergoi direkt mesazh”, tha Jesus.
Manchester-City-v-Swansea-City-Premier-League
Pasi dëgjoi këtë, ish sulmuesi i Manchester City-t, Mario Balotelli, ka reaguar në “instagram” duke u shprehur: “Bravo! Thuaj jo Materialisteve! Meqë ra fjala, më mungojnë këto ngjyra”, ishte postimi i Super Marios, raporton “SPORTbible”.

Përveçse Balotelli-t nuk i ka pëlqyer aspak veprimi i ish-të dashurës së Jesus, ka lëshuar edhe sinjale dashurie ndaj ish-klubit të tij. Ndoshta pas këtij sezoni, ku sulmuesi italian po kalon një formë të mirë me Nice, ëndrra e tij mund të bëhet realitet. Pavarësisht se do të ishte shumë e vështirë duke parë profilin e lojtarëve që dëshiron tekniku spanjoll Pep Guardiola.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb