KORCE- Ka ulur perdet Festivali Mbarëkombëtar i Komedisë që u organizua në Korçë për të dytën herë, i quajtur ndryshe “KokoFest”. Për 5-të ditë me radhë luajtën në skenë trupat teatrore nga Shqipëria dhe trevat shqipfolëse, duke sjellë në Korçë përpos publikut përherë artdashës edhe qytetarë e njerëz të artit elitar. Nata e fundit u kurorëzua me dhënien e disa çmimeve që mbajnë emrin e aktorit korçar Aleko Prodani, e që u vlerësuan nga një juri profesioniste. Cmimi për aktoren më të mirë u dha nga“Birra Korça”, e cila edhe këtë vit tregoi se është në pararojë të çdo aktiviteti kulturor. Cmimi u fitua nga aktorja e trupës së Durrësit Olta Daku.

Ndërkohë që çmimet e tjera ishin, shfaqja më e mirë “Vanja, Sonja dhe të tjerë”, aktori më i mirë Jorgaq Tushe, dhe aktori më i mirë joprotagonist Neritan Liçaj, regjia më e mirë nga Driada Dervishi, me shfaqjen “Martesa”, çmimi i karrierës për aktoren Yllka Mujo, dhe çmimi i teatrit në shenjë mirënjohjeje aktorit Marko Bitraku.

Drejtoresha artistike e festivalit Zamira Kita falënderoi Birra Korçën për mbështetjen që i ka dhënë përherë artit dhe vlerave.

Mbi artin e pjesëve të luajtura aktori Arben Dervishi dha disa sugjerime artistike.

“KokoFest” do të kthehet në një traditë për Shqipërinë, me edicionin e saj të tretë në vitin pasardhës.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: