Shkodran Mustafi nuk do të dënohet nga federata angleze për festën me simbolin e shqiponjës që mbrojtësi me origjinë nga Tetova bëri kur realizoi golin hapës në ndeshjen kundër Cardiff.

Lajmin e konfirmon “Daily Mirror”, e cila festën e shqiptarit e cilëson si një ‘gjest politik me duar’.

E përditshmja britanike shkruan se kjo mënyrë festimi u bë e famshme nga Xhaka dhe Shaqiri gjatë Botërorit. Dhe Mustafi u drejtua pikërisht nga Xhaka teksa bënte simbolin e shqiponjës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb