Recetë nga znj Eneida
Përbërësit
1 lulelakër mesatare
2 lugë gjelle mustardë
1 lugë e vogël piper i kuq
1 lugë e vogël rigon
1/2 limon
Vaj ulliri
Djath i butë miks

Përgatitja
Lulelakrën siç është e plotë, e vendosim në zierje për 10 minuta në ujë me kripë. Më pas e nxjerrim dhe e presim në feta. Trazojmë mustardën e lëngun e limonit, 3 lugë gjelle vaj ulliri, piperin e kuq si dhe rigonin. Lyejmë lulelakrën nga lart. I shtojmë djathë kaçkavall me djath gouda nga lart dhe i pjekim në 190 gradë për 30 minuta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: