FIER – Ministri i Energjitikës Damian Gjiknuri dhe kreu i OSHEE-së, Ardian Çela morën pjesë sot në përurimin e rrjetit të ri të energjisë 20 kv në Fier.

Ministri Gjiknuri theksoi se reforma në sektorin energjetik po jep rezultate, ndërsa gjithçka është kthyer në investime për qytetarët.

Ministri theksoi vendosmërinë për të pajisur të gjithë qytetarët me matësa, në mënyrë që secili të paguajë aq energji sa konsumon, duke eliminuar faturat afrofe.

Nga ana e tij, administratori i OSHEE-së, Ardian Çela tha se Fieri është ndër qytetet me tregues më të mirë, pasi 99% e qytetarëve paguajnë energjinë elektrike. Zoti Çela bëri të ditur se investimet në total në të gjithë zonën shkojnë në 6 milionë euro.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: