Kantautorja e njohur Filloreta Raçi, Fifi ka deklaruar se është shtatzënë.

Lajmin e madh ajo e dha mbrëmjen e tretë të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, ku u interpretuan nga pjesëmarrësit këngë hite të festivalit ndër vite.

“Jam njeriu më i lumtur në botë. Unë po pres një fëmijë! Kënaqësia më e madhe është se nuk kam kënduar vetë, kam kënduar me fëmijën tim brenda. Zoti i bekoftë të gjitha mamatë”, ka deklaruar Fifi në skenën e madhe të Pallatit të Kongreseve.

Ajo është prej kohësh në lidhje me sipërmarrësin Adis Patushi, me të cilin tashmë shumë shpejt do të bëhen prindër

“Jam duke rritur diçka shumë të shenjtë brenda meje, që është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër”, shtoi ajo.

Fifi merr pjesë në edicionin e 61-të të Festivalit të Këngës në RTSh me këngën “Stop”, të kompozuar nga vet ajo.
Lajmin e bukur Fifi e ka ndarë dhe në rrjetet sociale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: