Nga: ZONJA VJOLLCA*
500 gr fileto pule
1 kg patate
4 kokrra qepë
2 karrota
50 gr majonezë
100 gr djathë pice
2 lgj vaj ulliri
Kripë
Piper i zi

Fillimisht presim filetot e pulës në copëza shumë të vogla, ndërsa qepën dhe patatet i presim në rrathë të hollë.
Vendosim në tigan dy lugë vaj ulliri dhe kaurdisim mishin e pulës derisa ai të ndryshojë ngjyrë. Ndërkohë lyejmë me vaj një tavë dhe vendosim në të fetat e patateve duke i rregulluar me kripë dhe piper. Ndërkohë dhe mishin e pulës e rregullojmë me kripë dhe piper, e largojmë nga tigani dhe e vendosim mbi patate duke e shpërndarë në të gjithë sipërfaqen. Mbi copat e mishit shpërndajmë qepën të pa gatuar dhe karrotat të prera në shirita. Vendosim majonezën në një xhep pastiçerie dhe e shpërndajmë hollë në të gjithë sipërfaqen e tavës duke e mbuluar të gjithë gatimin. E vendosim tavën në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 40 minuta. Në 15 minutëshin e fundit shtojmë dhe djathin e picës.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: