NGA ZONJA VJOLLCA
Përbërësit
500 gr fileto pule
500 gr brokoli
125 gr mocarela
2 lgj parmixhano
1 gotë qumësht
60 gr krem djathi
1 lç gjalpë
Pergatitja
Vendosim një tenxhere me ujë dhe lemë të vlojë. Lajmë dhe thajmë filetot e pulës. Ndajmë brokolin në lule dhe e lajmë mirë.

Në një tigan shkrijmë gjalpin dhe kaurdisim filetot e pulës, nëse filetot e pulës janë të mëdha i presim në feta, nëse janë të vogla mund t’i lemë të plota. Pasi fileto e pulës të jetë skuqur e largojmë nga tigani dhe në po atë tigan vendosim qumështin, djathin parmixhano, mocarelën të grirë në rende dhe kremin e djathit.

Ndërkohë vendosim brokolin në ujin e vluar me kripë vetëm për 3 minuta. Në tiganin me salcën e djathrave vendosim filetot e pulës dhe brokolin, i trazojmë mirë dhe më pas e shërbejmë gatimin të ngrohtë.
(da.xha/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb