TIRANE

Filmi shqiptar “Pikë uji” ka fituar çmimin Film Press Award në European Work in Progress, në Këln, Gjermani. Regjisori Robert Budina ka njoftuar përmes një postimi në rrjetin social facebook për vlerësimin e filmit të tij si bashkëprodhim.

Filmi që është xhiruar dhe tanimë është në fazë postproduksioni ka në qendër Aidën 45 vjeç, e cila ndodhet në kulmin e karrierës, kur i biri adoleshent Marku 16 vjeç rrezikon dënimin me burg, për dhunimin e një shoqeje të klasës. Ajo do të përdorë të gjitha mjetet për liruar të birin nga akuzat, derisa zbulon një të vërtetë të hidhur, me të cilën duhet të përballet.

Juria ndërkombëtare ka marrë në shqyrtim 30 filma ndërsa në Këln u takuan 250 profesionistë të industrisë së filmbërjes për të parë filmat që do të shfaqen së shpejti dhe për të shkëmbyer ide.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb