Stadio Giuseppe Meazza në Milano, i njohur gjithashtu si San Siro, ka paraqitur zyrtarisht kandidaturën si mikpritës i finales së Champions League. Kryebashkiaku i Milanos konfirmoi propozimin për të pritur finalen e madhe të kompeticionit të njohur në 2026 ose 2027.

Kjo do bënte që ndeshjet e mëdha të rikthehen Milano pas një dekade, që kur Real Madridi mundi Atletico Madridin në një penallti në vitin 2016. Lajmi vjen në një moment interesant, kur Interi dhe Milani kanë njoftuar planet për të braktisuar stadiumin dhe për të ndërtuar stadiumet e tyre jashtë qytetit.

UEFA do të konfirmojë vendin ku do luhen finalet e Champions League 2026 dhe 2027 në maj 2024.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb