TIRANE

McCain Institute Arizona State University ka finalizuar me sukses edicionin e tretë të trajnimeve të mbajtura mbi programin “Lidershipi i udhëhequr nga karakteri”. Studentë nga “Luarasi” e universitete të ndryshme në vend, janë certifikuar për pjesëmarrjen në program.

I udhëhequr nga Instituti McCain, ky grup të rinjsh plot me energji pozitive gjatë trajnimeve solli ide interesante me synim përqasjen ndaj një fryme të re për Shqipërinë. Anëtari i Institutit McCain Dael Dervishi, vlerësoi bashkëpunimin dhe mbështetjen nga “Luarasi”.

Të pranishëm në ceremoninë e shpërndarjes së certifikatave ishin edhe rektori i Luarasi, prof.dr Ethem Ruka; kryetari i Bordit të Administrimit Dashnor Dervishi si dhe administratori i universitetit, Kino Buxheli. Ruka e vlerësoi programin si një iniciativë amerikane që aplikon ide e e projekte inovative nga studentët më të mirë të vendit.

Studentët e vlerësojnë këtë cikël trajnimesh në McCain si një ndër eksperiencat më të mira që i ka lidhur më shumë me komunitetin ku jetojnë dhe i ka mësuar vlerat mbi lidershipin.

Lidershipi i udhëhequr nga karakteri ka për qëllim krijimin e një kulturë të re në përgatitjen e liderëve të brezave të ardhshëm, të cilët identifikohen nga karakteri i tyre, angazhimi për të shërbyer në një kauzë më të madhe se vetja, aty ku ka më shumë nevojë shoqëria.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb